Ndërlidhjet

logo-print

Sot në histori


Video dhe teksti: Associated Press


Vdekja e mbretit të fundit Inkan, ditëlindja e këngëtarit historik Majkëll Xhekson, çlirimi i Parisit nga nazistët, koncerti i fundit i grupit legjendar "The Beatles", miratimi i dhurimit të organeve dhe qelizave embrionale nga Papa Gjon Pali II, si dhe shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur sot në histori.






1533
Mbreti i fundit Inkan, Atahualpa, u vra me urdhër të pushtuesit spanjoll Francisko Pizarro.












1632
Filozofi anglez Xhon Lloki ka lindur në Somerset.












1877
Brigham Young, presidenti i dytë i kishës mormone, vdiq në Salt Lake City në moshën 76 vjeçare.









1944
Trupat amerikane marshuan në sheshin Elysees në Paris, derisa kryeqyteti francez vazhdoi festën me rastin e çlirimit të tij nga nazistët.











1958
Pop këngëtari Majkëll Xhekson u lind në Gari, Indiana.















1966
The Beatles mbajtën koncertin e tyre të fundit, në Shandan Park, në San Francisko.











2000
Papa Gjon Pali II, miratoi dhurimin e organeve dhe qelizave embrionale, por e dënoi klonimin e njeriut dhe eksperimente të embrionit.












2005
Uragani Katrina bëri zbarkim përgjatë bregdetit Louisana, duke shkaktuar përmbytje masive. Më shumë se 1.800 njerëz kanë vdekur. (g.k.)





XS
SM
MD
LG