Ndërlidhjet

Polonia zhvarros viktimën e aksidentit ajror


Autoritetet polake kanë zhvarrosur njërën nga viktiamt e aksidentit ajror të 2010-ës, sepse familja ka shprehur mosbesim në autopsinë ruse.

Prokurori ushtarak, Zbigniev Rzepa, tha se trupi i Zbigniev Vasermanit, ish-ministër për shërbimet sekrete, është zhvarrosur sot nga varrezat Krakov.

Ai u vra së bashku me 95 njerëz të tjerë, përfshirë dhe presidentin polak, Leh Kaçinski, nga rrëzimi i aeroplanit në Smolensk të Rusisë.

Fatkeqësia ka tensionuar marrëdhëniet mes Varshavës dhe Moskës, ndërsa disa të afërm të viktimave kanë shprehur dyshime në mënyrën se si rusët i kanë trajtuar pasojat e katastrofës.
XS
SM
MD
LG