Ndërlidhjet

Obama emëron këshilltarin e lartë ekonomik


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka emëruar Allen Krugerin në postin e këshiltarit të lartë ekonomik.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se pret nga ish-zyrtari i Departamentit të Thesarit ta udhëheqë me këshilla ekonomikë dhe jo partiakë.

"Unë mbështetem në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë për të siguruar analiza dhe rekomandime, të bazuara jo në politikë, jo në interesa të ngushtë, por të bazuara në provat më të mira. Kjo është e rëndësishme më shumë se kurrë", tha Obama.
XS
SM
MD
LG