Ndërlidhjet

Feith, të përdoren të gjitha mjetet për gjetjen e të zhdukurve


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, u ka shprehur mirënjohje të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të cilat punojnë në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

"Përpjekja e përbashkët e familjarëve të viktimave, organizatave joqeveritare, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është vendimtare për të marrë vesh fatin e personave të pagjetur”, ka thënë Feith.

“Ne duhet t’i përdorim të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të adresuar traumën emocionale, si dhe aspektet e tjera të rëndësishme ligjore dhe sociale, me të cilat familjet e personave të pagjetur përballen në mënyrë konstante”, thuhet në deklaratën e zotit Feith.
XS
SM
MD
LG