Ndërlidhjet

Kuper viziton Prishtinën


Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, sot viziton Kosovën.

Mësohet se Kuper do të takojë shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

Kuper dje ka qëndruar në Beograd, ku ka zhvilluar bisedime me kryenegociatorin serb, Borisllav Stefanoviq.

Pas takimit me diplomatin evropian, Stefanoviq tha se "çështja e funksionimit të institucioneve serbe në veri të Kosovës nuk do të jetë temë e raundit të ardhshëm të bisedimeve", që pritet të zhvillohet më 2 shtator.

Ndër temat e bisedimeve, sipas tij, do të jenë çështja e kadastrit, telekomit dhe e vulave doganore.
XS
SM
MD
LG