Ndërlidhjet

SHBA, qeveria e Asadit “e izoluar”


Shtetet e Bashkuara thonë se qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Asad, tashmë është një “ekzekutiv i izoluar”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se “komuniteti ndërkombëtar është duke kërkuar gjithnjë e më shumë fundin e dhunës”.

Nuland i bëri këto komente duke iu referuar thirrjeve të fundit të presidentit turk, Abdullah Gyl, dhe të Ligës Arabe, për ndëprerje të gjakderdhjes.

Por, megjithatë, raportet nga Siria flasin për të tjera viktima. Aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur mbi 60 të tjerë në qytetin Saramen.

Të hënën, presidenti Bashar al-Asad ka takuar të dërguarin rus, Mikhail Bogdanov, i cili thuhet se ka shprehur mbështetjen e Moskës për “planin e reformave në Siri”.
XS
SM
MD
LG