Ndërlidhjet

Karzai u kthen familjeve “fëmijët kamikazë”


Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se tetë fëmijët që donin të bëheshin kamikazë, do t’iu kthehen familjeve.

Grupi prej 20 vetash, i cili përmban fëmijë shtatëvjeçarë, është kapur para kryerjes së sulmeve vetëvrasëse.

Duke folur me rastin e Festës së Bajramit, Karzai tha se fëmijët ishin mashtruar nga talibanët.

“Ne vazhdimisht kërkojmë nga talibanët dhe ata që mbajnë armë në supet e tyre, t’i lënë armët dhe t’i bashkohen procesit të rindërtimit të vendit, e jo të mashtrojnë fëmijët në shkatërrimin e vendit të tyre”, tha Karzai.

Ai takoi tetë fëmijët javën e kaluar. Zyrtarët thonë se kanë mbetur edhe 12 fëmijë, të gjithë nën moshën 18 vjeç, që pritet të kthehen në shtëpi pas ndjekjes së programeve për riintegrim.
XS
SM
MD
LG