Ndërlidhjet

Irani kontakton Këshillin Kombëtar të Tranzicionit


Irani ka realizuar kontaktin e parë zyrtar me Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Libi.

Ministria e Jashtme iraniane ka lëshuar një deklaratë, e cila bën të ditur se ministri i Jashtëm, Ali Akbar Salehi, i ka telefonuar kreut të Këshillit, Mustafa Abdel Xhalil, duke “uruar popullin e Libisë për fitore”.

Salehi po ashtu e ka ftuar Xhalilin në Teheran, për të biseduar rreth zgjerimit të lidhjeve të ndërsjella.

Në deklaratë thuhet se ambasadori iranian, i cili ka lënë Tripolin pas fillimit të trazirave, do të kthehet së shpejti.
XS
SM
MD
LG