Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Filloi seanca e KS-së për Kosovën


Në Kombet e Bashkuara ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit në të cilën po diskutohet për gjendjen në Kosovë.

Në fjalimin e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, theksoi se Prishtina dhe Beogradi, gjatë incidenteve të fundit në veriun e Kosovës, shpeshherë “kanë dërguar mesazhe të dominimit dhe të ndarjes”, që siç vlerësoi ai, është retorikë e cila e forcon mosbesimin ndërmjet popullatës shumicë dhe serbëve.

Ai ka lavdëruar sjelljen e KFOR-it dhe ka përkujtuar se pjesëtarët e këtij misioni do të jenë përgjegjës për ruajtjen e pikave 1 dhe 31 në veri të Kosovës, deri më 15 shtator dhe ka shprehur kënaqësinë e tij që Beogradi dhe Prishtina kthehen në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Zoti Zarif ka vlerësuar se në zgjidhjen e problemeve për marrëveshjen CEFTA, ka parë “qasje më pragmatike të autoriteteve të Kosovës”.

Deri tash në seancë kanë folur edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiq.
XS
SM
MD
LG