Ndërlidhjet

logo-print

Siri, disa të vrarë pas faljes së Bajramit

  • RFE /RL

Nga protestat në Siri...

Nga protestat në Siri...

Disa protestues sirianë raportohet të jenë vrarë në ditën e parë të Fiter Bajramit. Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr në disa qytete – përfshirë Daran, Homsin dhe rrethinën e Damaskut – pas faljes së Bajramit.

Aktualisht mësohet për gjashtë të vrarë në Dara dhe një në Homs.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për 2,200 civilë të vrarë që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në Siri, në muajin mars.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje presidentit Bashar al-Asad të lërë pushtetin.


XS
SM
MD
LG