Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet publikimi i dokumenteve sekrete nga WikiLeks


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga WikiLeaks në Internet.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diploamtike të Shteteve të Bashkuara, individët janë rrezikuar dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara.

E përditshmja New York Times ka raportuar se publikimi i fundit i afro 140 mijë dokumenteve konfidenciale dhe sekrete, përfshirë edhe shumë sosh me emra të burimeve të ndjeshme, që mund të jenë në rrezik, nëse bëhet e ditur se ata kanë kontaktuar me diplomatët e Shteteve të Bashkuara.

Organizata WikiLeaks i ka hedhur poshtë këto pohime.
XS
SM
MD
LG