Ndërlidhjet

logo-print

Zëdhënësi: Mbështetësit e Gadafit do ta refuzojnë ultimatumin


Musa Ibrahim, zëdhënës i Muamer Gadafit, thotë se mbështetësit e tij në qytetin e tij të lindjes Sirte, do ta refuzojnë një ultimatum të kryengritësve për dorëzim deri të shtunën, ose ballafaqohen me sulm.

Zëdhënësi tha se “asnjë komb me dinjitet të nderuar nuk do ta pranoj ultimatumin nga bandat e armatosura”, raporton agjencia AP.

Kryengritësit dje e kanë publikuar një ultimatum për mbështetësit e Gadafit në qytetin Sirte dhe disa qytete të tjera në afërsi, në situatën kur ata ndodhen afër këtij qyteti, që është 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Nga ana tjetër, një lider i lartë i kryengritësve në Libi tha se “kanë ide të mirë” se ku mnund të fshihet Gadafi.
XS
SM
MD
LG