Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Vazhdon goditja kundër mbështetësve opozitarë


Në Siri ka vazhduar goditja kundër mbështetësve opozitarë.

Banorët thanë se trupat, e mbështetura me tanke, i kanë bastisur shtëpitë në dy lagje të qytetit Hama.

Një veprimtar lokal i tha agjencisë Reuters se janë dëgjuar edhe të shtëna.

Një tjetër banor tha se makinat e ngarkuara me armatim automatik dhe autobusat me ushtarë janë mbledhur në hyrjen veriore të qytetit.

Autoritetet e Sirisë thonë se ushtria është tërhequr nga Hama, këtë muaj, pas sulmit 10 ditësh për ndaljen e protestave për demokraci.

Qyteti Hama, 200 kilometra në veri të kryeqytetit Damask, ishte skenë e masakrës në vitin 1982 nga ushtria.
XS
SM
MD
LG