Ndërlidhjet

Kosovë: Policia e EULEKS-it ndërmerr aksion në veri


Policia speciale e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, e ka filluar një operacion në pjesën veriore të Kosovës, që është i ndërlidhur me dhunën nga e cila u vra një polic i Kosovës, ka njoftuar ky mision.

Zëdhënësi Nikolas Hauton tha se operacioni është “i ndërlidhur me hetimet penale” për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi.

Ai shtoi se “operacioni po zhvillohet” dhe se “ka për qëllim përforcimin e sundimit të ligjit”.

Zoti Hauton ka njoftuar se hetimet për vrasjen e policit po i zhvillon EULEKS-i dhe policia e Kosovës.

Sipas tij, paqeruajtësit e KFOR-it e kanë mbështetur policinë e EULEKS-it në këtë hapësirë të tensionuar, ku pjesëtarët e serbëve refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet ndërkombëtare dhe nuk e njohin qeverinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, mediat serbe kanë raportuar se forcat e KFOR-it dhe të EULEKS-it, aksionin në fshatin Zupçe, e kishin filluar herët në mëngjes.
XS
SM
MD
LG