Ndërlidhjet

Kosovë: Gjenerali Byler është takuar me gjeneralin Miletiq


Gjatë takimit të sotëm me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletiq, komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, e ka informuar atë për gjendejn e përgjithshme në Kosovë dhe, në veçanti, për ngjarjet e fundit në pjesën veriore, ka njoftuar KFOR-i.

Gjenerali Byler, e bëri një përmbledhje të ngjarjeve prej 25 korrikut dhe të masave të ndërmarra nga KFOR-i.

Ai pastaj i ka shpjeguar procedurat e kontrollimit dhe kufizimet e vendosura në porta, nga komandanti i KFOR-it, për të pasur ambient të sigurt dhe ka theksuar se “kalimi nëpër porta mbetet i kufizuar, për arsye të sigurisë”.

Gjenerali Byler e ka falënderuar gjeneralin Miletiq, për informim të ndërsjellë dhe komunikim të afërt gjatë ditëve të krizës.

Të dy gjeneralët vlerësuan se edhe në situata të këtilla tensionuese, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe, ka qenë shumë i mirë dhe profesional, i bazuar në respektin e dyanshëm.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoj edhe me pasardhësin e gjeneralit Byler.

KFOR-i njofton se takimet e Komisionit Për Impelemtim, ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe, mbahen rregullisht, që nga viti 1999, pas obligimeve të dala nga Marrëveshja e Kumanovës.

Takimi Byler – Miletiq, është mbajtur në kampin e KFOR-it italian në Pejë.
XS
SM
MD
LG