Ndërlidhjet

NI: Shteti i thellë toksik i Rusisë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese


"National Interest"

Para njëzet viteve dështoi komploti kundër Mihail Gorbaçovit, i cili e ndryshoi botën. Megjithëqë, lider formal i komitetit emergjent prej tetë vetëve, që ishte përpjekur ta përmbysë Mihail Gorbaçovin, ishte zëvendës presidenti, Genadij Janajev, njerëzit e tij të fuqishëm ishin tri shtyllat e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë: Ministri i Mbrojtjes, Dmitri Jazov, Ministri i Brendshëm, Boris Pugo, dhe kryesuesi i agjencisë KBG, Vlladimir Kriçkov.

Autoriteti po rrëshqiste nën ta dhe ata e dinin këtë. Por, për fat të mirë për botën, ata këtë e kapën shumë më vonë.

Boris Jelcini e mbizotëroi këtë sistem, por nuk e shkatërroi atë. KGB-së i ishte ndërruar emri disa herë, por kurrë nuk ishte pastruar dhe oficerët e saj të karrierës, kishin vazhduar të punonin atje. Por, bota, në të cilën ata operonin, kishte ndryshuar përgjithmonë.

Turqia e ka pasur një tregim paralel fascinues. Tregimi i Turqisë nga dekada e fundit, ishte misioni i kryeministrit, Rexhep Tajip Erdogan, për ta ulur nivelin e sistemit ushtarak të vendit, që në kohën e vet, e kishte përulur një numër të qeverive civile.

Ky tregim e arriti kulmin në muajin gusht, kur Erdogani e detyroi dorëheqjen masive të udhëheqjes së tërësishme ushtarake.

Por, strukturat e jashtme të sigurisë së Turqisë janë bërthama e jashtme e diçkaje që është më e thellë.

Turqia moderne, po ashtu, e ka sigurinë ushtarake në hije në zonë të thellë, e njohur si “shteti i thellë”, që është një grup i individëve fanatikë, të përkushtuar për mbajtjen e një koncepti pothuajse të shenjtë të rendit shtetëror Kemalist dhe i pastruar nga çfarëdo liberali, Marksisti apo Leninisti, që e kërcënon atë.

“Shteti i thellë” është i ndërlidhur me ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës, por shumë thellë nën hije dhe ekstremisht vështirë që këto lidhje të kenë gjurmë. Kjo sulmon kur paraqitet rasti, siç ishte vrasja e tmerrshme e redaktorit armenian të një gazete në Stamboll, Hrant Dink, në vitin 2007, pas së cilës, kishte raporte në media se vrasësi i gazetarit Dink, ishte mbrojtur nga oficerët e policisë dhe dëshmitë ishin fshehur.

Diçka e ngjashme duket se kishte ndodhur në Rusinë pas sovjetike. Në kohërat sovjetike, KGB-ja ishte zemra e shtetit.

Vlladimir Putin është njeri i KGB-së me instinkt autoritar, por në kuptimin historik, dallimet ndërmjet pushtetit të tij dhe të para-ardhësve të tij sovjetikë, janë shumë më të mëdha se sa ngjashmëritë.

Ai e udhëheq një shoqëri shumë më demokratike se sa Bashkimi Sovjetik. Udhëton për në Perëndim? Ka pasuri? Lexon literaturë subverzive? Ju lutem. Ish shefi i KGB-së, Juri Andropov, do të lëvizte në varrin e tij.

Megjithatë, diçka sikur “shtet i thellë rus” është paraqitur, ndërsa manifestohet në lajme kohë pas kohe. Vrasja e dy politikanëve të jashtëzakonshëm liberalë, Galina Starovoitova, në vitin 1998, dhe Sergei Jushenkov, në vitin 2003, dhe me gjasë helmimi i të tretit, Juri Shçekoçkin, po ashtu në vitin 2003 (megjithëqë rrethanat e vdekjes së tij janë më pak të qarta) janë të atribueshme te figurat nën hije nga sistemi i sigurisë, që me gjasë, vepron në mënyrë autonome, por me mbylljen e syve nga shokët e afërt me qeverinë.

Diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur edhe me vrasjen e Aleksander Litvinenkos në Londër dhe gazetares Ana Politkovskaja në Moskë, në vitin 2006.

Ajo që ishte e përbashkët për të gjitha këto vrasje të personaliteteve shumë të ndryshme, ishte se të gjithë ata ishin kritikë të ashpër të sistemit shtetëror rus.

Problemi, të cilin veterani i KGB-së, Vlladimir Putin, e ka ndihmuar gjatë kultivimit të tij, 20 vjet, pas komplotit të gushtit, nuk është i tillë që Andropov ose Vlladimir Kriçkov, do ta njihnin, por është ende toksik për shtetin e Rusisë.

Është kulturë e mosndëshkimit, në të cilën aktiviteti ilegal dhe vrasjet janë të mundshme, edhe nëse ato nuk janë të urdhëruara direkt nga lart. (f. b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG