Ndërlidhjet

Rusia e Kina marrin pjesë në konferencën "Miqtë e Libisë"


Rusia dhe Kina kanë konfirmuar se do të dërgojnë emisarët e tyre në konferencën ndërkombëtare për Libinë, e cila do të mbahet të enjten në Paris.

Rusia do të përfaqësohet nga Mikhail Margelov, i dërguari i posaçëm i presidentit Medvedev për Afrikën, ndërsa Ministria e Jashtme kineze tha se zëvendësministri i Jashtëm, Zhai Jun, do të marrë pjesë në konferencë.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, do të kryesojnë konferencën "Miqtë e Libisë", së bashku me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, është planifikuar të marrë pjesë në konferencën, e cila synon të sigurojë mbështetje financiare për Këshillin e opozitës dhe forcat kryengritëse që detyruan largimin e Muamer Gadafit.

Rusia dhe Kina kanë abstenuar në votimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s në Libi.
XS
SM
MD
LG