Ndërlidhjet

Klinton u uron kosovarëve Festën e Bajramit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në letrën e saj, zonja Klinton përgëzon të gjithë myslimanët kosovarë për Festën e Bajramit, "duke uruar që këtë festë ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar".

“Ky është një rast për të festuar, me ç’rast myslimanët bashkohen për të reflektuar mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe të komunitetit”, transmeton Ministria e Jashtme e Kosovës mesazhin e zonjës Klinton.
XS
SM
MD
LG