Ndërlidhjet

Tadiq: Thaçi "paralajmëron dhunë"


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se "deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se institucionet serbe në veri janë të lidhura me terrorizëm, janë paralajmërim për dhunë".

Tadiq tha se reagimi i Serbisë do të jetë i qetë, ndonëse, sipas tij, "institucionet e Prishtinës nuk janë imune ndaj krimit të organizuar dhe nuk mund të vendosin sundimin e ligjit në veri".

Komentet e Tadiqit pasojnë deklaratat e kryeministrit Thaçi, i cili ka tërhequr vërejtjen se strukturat ilegale në veri po shndërrohen gradualisht në paramilitare. Sipas Thaçit, "ato janë përgjegjëse për akte terroriste".
XS
SM
MD
LG