Ndërlidhjet

logo-print

Kritikohen planet e Rumanisë për dëbimin e romëve


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bukuresht dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar planet e autoriteteve rumune për dëbimin e romëve.

Amnesty International dhe Qendra Rome për Intervenime Sociale thanë se qindra banorë romë në qytetin e Baia Mares kërcënohen të dëbohen.

Sipas tyre, plani prek njerëzit që jetojnë në vendbanime joformale në periferi të Baia Mares, ose që nuk kanë dokumente për të provuar se janë banorë të qytetit.

Ambasadori amerikan, Mark Gajtenshtajn, u bëri thirrje autoriteteve "të gjejnë mënyra për përmirësimin e kushteve të strehimit për të gjithë, si dhe për respektimin e të drejtave të të gjithëve".

Kryetari i komunës Baia Mare, Konstantin Çereçes, tha se ambasada amerikane dhe grupet e të drejtave janë "keqinformuar".
XS
SM
MD
LG