Ndërlidhjet

Franca rithekson mbështetjen për integritet​in territoria​l të Kosovës


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Paris ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Francës, Allan Zhupe.

Në këtë takim, Hoxhaj thuhet të ketë informuar ministrin Zhupe lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, duke potencuar se "Republika e Kosovës është një vend stabil në Ballkan".

“Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruar të ndërmarrë masat e reciprocitetit ndaj mallrave serbe, meqë Kosova në tre vjetët e fundit ka pasur pozicion të pabarabartë në tregtinë e lirë, ku Serbia ka eksportuar në Kosovë, përderisa Kosova nuk ka mundur të eksportojë në Serbi dhe përmes Serbisë në Bashkimin Evropian", ka thënë Hoxhaj.

Në anën tjetër, Zhupe, pos tjerash, ka përgëzuar homologun kosovar dhe Qeverinë e Kosovës për njohjet e fundit që kanë ardhur në adresë të Prishtinës.

Ai ka siguruar ministrin Hoxhaj se Franca mbetet një vend mik dhe partner i fuqishëm i Kosovës, si dhe "ka treguar mirëkuptim të plotë për sundim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës".

“Në sytë e Francës, integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm”, transmeton Ministria e Jashtme e Kosovës deklaratën e Zhupesë.
XS
SM
MD
LG