Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq arrin në Zveçan


Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka arritur në Zveçan, për bisedime me përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Siç raportojnë mediat serbe, Stefanoviq do të bisedojë për raundin e ardhshëm të dialogut, që pritet të mbahet të premten.

Të njëjtat burime thonë se "kryenegociatori serb po qëndron në Kosovë edhe për të qetësuar tensionet pas aksionit të sotëm të EULEX-it në fshatin Zupç".

Misioni evropian, gjatë operacionit në veri të Kosovës, në lidhje me hetimet e vrasjes së policit kosovar dhe djegies së pikës kufitare në Jarinë, ka konfiskuar prova të ndryshme, përfshirë armë dhe një automjet.
XS
SM
MD
LG