Ndërlidhjet

Obama i adresohet Kongresit


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama do të paraqesë planin e tij për punën në një sesion të përbashkët të Kongresit, që do të mbahet javën e ardhshme.

Obama i ka dërguar letër kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese, Xhon Boehner, dhe liderit të shumicës në Senat, Heri Reid, për të kërkuar 7 shtatorin si datë për adresimin në të dyja dhomat.

Në letër, Obama ka thënë se Uashingtoni duhet të lërë mënjanë politikën dhe të bëjë atë që është më e mira për vendin, “në mënyrë që të rritet ekonomia dhe të krijohen vende pune”.

Fjalimi pritet të përfshijë propozime për rritjen ekonomike, të tilla si shpenzimet e infrastrukturës, si dhe plane për zvogëlimin e deficitit.
XS
SM
MD
LG