Ndërlidhjet

Zveçan, Stefanoviq bisedon me serbët


Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka takuar mbrëmjen e së mërkurës përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Temë e bisedimeve në Zveçan mësohet të ketë qenë “situata politike dhe e sigurisë, si dhe hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd”.

“Kemi diskutuar edhe mundësitë e zgjidhjes së mëtejshme të krizës, si dhe mundësitë për ruajtjen e qetësisë dhe të stabilitetit. Serbia, ashtu siç e ka thënë disa herë, mbështet veprimet që kanë për qëllim hetimin e krimeve, në përputhje me Rezolutën 1244 dhe me qasje neutrale ndaj statusit”, ka thënë Stefanoviq.

I pyetur se çfarë do t’i porosiste serbët e Kosovës, Stefanoviq ka thënë se “Serbia do të bëjë gjithçka të mundur për të ruajtur paqen”, ndërsa paqja, sipas tij, “të mos arrihet në mënyrë të dhunshme”.
XS
SM
MD
LG