Ndërlidhjet

Mbahet Samiti i Organizatës së Shangait për Bashkëpunim


Kryeqyteti i Taxhikistanit, Dushanbe, është nikoqir i samitit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim.

Presidentët e gjashtë vendeve, Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit, pritet të marrin pjesë në konferencën që nis punimet të premten.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, pritet të jenë të pranishëm në rolin e vëzhguesve.

Në agjendën e bisedimeve do të jenë çështjet e sigurisë rajonale dhe projektet e energjisë.
XS
SM
MD
LG