Ndërlidhjet

Tahiri udhëton drejt Brukselit


Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka udhëtuar drejt Brukselit, për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet të premten.

Në agjendë, kësaj radhe, pritet të jenë pesë çështje: njohja e vulave të Doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimin rajonal.

Mësohet se në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intesifikohet puna e grupeve për implementimin e tri marrëveshjeve të arritura më parë.
XS
SM
MD
LG