Ndërlidhjet

Dhoma Përfaqësuese i shtyn fjalimin Obamës


Presidenti amerikan, Barak Obama, është dakorduar për shtyrjen e fjalimit në Kongres, pasi një gjë e tillë është kërkuar nga kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Xhon Boehner.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Obama do t’i paraqesë propozimet e tij për krijimin e vendeve të punës më 8 shtator, një ditë pas datës së caktuar fillimisht.

Shtyrja ka ndodhur pasi 7 shtatori ka përkuar me datën e një debati të planifikuar televiziv ndërmjet kandidatëve republikanë, për emërimin e tyre në zgjedhjet e 2012-ës.

Fjalimi i Obamës pritet të përfshijë propozime për rritjen ekonomike, të tilla si shpenzimet e infrastrukturës, si dhe plane për zvogëlimin e deficitit.
XS
SM
MD
LG