Ndërlidhjet

Obama u uron kosovarëve Festën e Bajramit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Bajramit.

"Ramazani ishte muaji, gjatë të cilit familjet dhe komuniteti u bashkuan në devotshmëri, në përkushtim dhe lutje".

"Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe qytetarëve të Kosovës dëshirat më të mira për Festën e Bajramit të Madh. Mbaj shpresë se muaji i shenjtë i Ramazanit ju ka dhënë rastin të reflektoni dhe të ndani begatitë me familjet dhe më të dashurit", transmeton Presidenca e Kosovës mesazhin e zotit Obama.
XS
SM
MD
LG