Ndërlidhjet

Eshton premton ndihmë për "ambiciet e libianëve"


Udhëheqësit dhe emisarët e lartë të 60 vendeve të botës pritet të mblidhen në Paris për të diskutuar të ardhmen e Libisë.

Konferenca do të drejtohet nga presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ndërsa në të do të jenë prezentë edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Duke folur në margjina të takimit, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha:

"Mendoj se konferenca është një mundësi për komunitetin ndërkombëtar, që të reflektojë punën afatgjatë që duhet të bëjmë, për të mbështetur popullin e Libisë në ambicien e tij për një vend demokratik".

Pak orë para nisjes së takimit, Rusia ka njohur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si autoritet qeveritar në Libi.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Allan Zhupe, tha se Franca ka marrë autorizimin e Kombeve të Bashkuara për të zhbllokuar 1.5 miliard euro fonde të Libisë.
XS
SM
MD
LG