Ndërlidhjet

logo-print

Rumania "nuk e ka ndërmend" të njohë Kosovën


Rumania nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës derisa Qeveria e Serbisë dhe autoritetet në Prishtinë nuk i zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura, ka thënë presidenti rumun, Trajan Bashesku.

"Ne jemi një shtet që nuk e njeh Kosovën. Qëndrimi ynë për këtë çështje mbetet i pandryshuar dhe është i bazuar në të njëjtën logjikë si në rastin e Lindjes së Mesme", tha Bashesku në takimin vjetor të diplomatëve rumunë.

I njëjti bëri të ditur se Rumania synon të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në veri të Kosovës, sepse, siç tha ai, "Bukureshti nuk e ka ndërmend të mbështesë një konflikt që zgjat".

Sipas tij, pjesëmarrja e Rumanisë në EULEX "nuk duhet të nëkuptohet si mbështetje për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, por si mënyrë për t'iu ofruar siguri qytetarëve në rajonin e Mitrovicës".
XS
SM
MD
LG