Ndërlidhjet

Raporti: KFOR-i, EULEKS-i - bastisje në pjesën veriore


Pjesëtarët e EULEKS-it dhe KFOR-it, sot pasdite, e kanë bastisur një hotel, pronë e një serbi, që gjendet në vendin Jesha, në hyrje të Zubin Potokut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e policit të Kosovës, ka raportuar agjencia Beta.

“EULEKS-i ishte i përfshirë në bastisje në rajonin e Zubin Potokut këtë pasditë”, ka thënë zëdhënësja e EULEKS-it, Irina Gudeleviq.

Ajo nuk ka njoftuar nëse dikush është arrestuar.

Personi Sllavisha Ristiq, për të cilin thuhet se është kryetar i komunës së Zubin Potokut, ka vlerësuar se aksioni i sotëm ishte “demonstrim klasik i forcës, të cilën në mënyrë të vazhdueshme po e bëjnë KFOR-i dhe EULEKS-i”.

Raportohet se KFOR-i sot i kishte njoftuar udhëheqësit e komunave në pjesën veriore të Kosovës për aksionin, i cili pasoi.
XS
SM
MD
LG