Ndërlidhjet

Kinezi dëshiron të blejë tokë në Islandë


Ministria e brendshme e Islandës ka njoftuar sot se e ka marrë një kërkesë nga një investitor kinez për leje për të blerë “një pjesë të madhe të tokës” për ta shndërruar në pushimore turistike.

Biznesmeni kinez, Huang Nubo, po kërkon që të përjashtohet nga një ligj i Islandës, i cili e ndalon shitjen e tokës te shtetasit jashtë Hapësirës Ekonomike Evropiane.

Ministri i jashtëm i Islandës, Oegmundur Jonason, tha se kërkesa është marrë në shqyrtim “megjithqë shitja është ilegale, derisa të mos ketë përjashtim të veçant”.
XS
SM
MD
LG