Ndërlidhjet

logo-print

KTK e Libisë bisedon në Paris, Gadafi kërkon luftë


Ish lideri i Libisë, Muamer Gadafi, thotë se ai do të vazhdoj t’i luftoj armiqtë e tij, derisa diplomatët po takohen në Francë, në një konferencë ndërkombëtare, për të diskutuar për të ardhmen e Libisë.

Në një audio mesazh të transmetuar në kanalet arabe të lajmeve, Gadafi ka kërkuar që të luftohet.

“Çdo gjë që ju dëgjoni është gënjeshtër, mos u besoni. Luftoni me armë, luftoni me plumba. Plumbat le të flasin në emër të popullit të Libisë. Ne do t’i luftojmë, prej vendit në vend, prej qytetit në qytet, prej luginës në luginë, prej malit në mal. Do të jetë luftë e gjatë dhe ne do t’u tregojmë se ata nuk mund ta sundojnë Libinë dhe popullin e Libisë”, tha Gadafi.

Njëherësh, në Paris, anëtarët e Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK) të Libisë, po takohen me delegacionet e më se 60 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, në samitin, që së bashku udhëhiqet nga Franca dhe Britania.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila sot ka kërkuar nga udhëheqja e re e Libisë, që ta luftoj ekstremizmin dhe të ndihmoj që të sigurohet se armatimi i liderit të përmbysur Gadafi, të mos bjerë në duart e gabuara.
XS
SM
MD
LG