Ndërlidhjet

Londër: Koncerti i Izraelit u ndërpre nga palestinezët


Demonstruesit pro-palestinezë e kanë ndërprerë një koncert nga Orkestra Filharmonike e Izraelit në Londër.

Raportohet se orkestra, me dirigjentin Zubin Mehta, posa kishte filluar të koncertoj, mbrëmë në Royal Albert Hall, kur një grup i protestuesve filloi të bëjë zhurmë dhe të pengonte.

Rojet e sigurisë i larguan protestuesit nga salla.

Pengesat gjatë koncertit e detyruan BBC-në për ta ndërprerë transmetimin në radio të kësaj ngjarjeje muzikore.

Jashtë sallës u mbajtën protesta të grupeve pro-palestineze dhe të atyre pro-izraelite.
XS
SM
MD
LG