Ndërlidhjet

Liderët botërorë i zhbllokojnë fondet

  • RFE /RL

Afro 60 liderë botërorë kanë premtuar ndihmë për Këshillin Tranzicional Kombëtar të Libisë, duke i zhbllokuar fondet dhe duke e mbështetur tranzicionin në demokraci.

Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, i cili së bashku me presidentin francez, e udhëhoqi Konferencën ndërkombëtare për Libinë, që u mbajt në Paris, tha se liderët e përkohshëm të Libisë e kanë fituar mbështetjen e komuniteti ndërkombëtar për tranzicionin e këtij vendi në demokraci.

Këto janë përkushtimet tona. Ato janë të drejta pasi ne nuk mund të lejojmë një shtet të dështuar në kufijtë e Evropës. Ato janë të drejta pasi ne të gjithë do të humbim nëse Pranvera Arabe e jep mënyrën cinike të represionit në dimër. Ato janë të drejta se populli i Libisë e meriton mbështetjen tonë”, tha Dejvid Kamerun.

Këtë deklaratë ai e bëri i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, Mustafa Abdel Xhalil, i cili theksoi se “fokusimi i botës në libianët dhe Libinë, tregon kurajën e tyre dhe e bënë realitet ëndrrën e tyre”.

Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, ka shpallur se 15 miliardë dollarët e fondeve të Libisë, të bllokuara në fondet tejoqeanike, do të “lirohen menjëherë”.

Kombet e Bashkuara, që i kishin ngrirë fondet e ndërlidhura me regjimin e Gadafit, sipas rezolutës për sanksione, në muajin mars, tashmë i kanë zhbllokuar afro 6 miliardë dollarë të fondeve të Libisë nga bankat në Shtetet e Bashkuara, në Britani dhe Francë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga liderët e përkohshëm të Libisë, që të synojnë pajtim e jo hakmarrje, pas fitores së tyre kundër Gadafit, dhe ka premtuar mbështetje për tranzicion.

Duke thënë se “puna nuk përfundon me mbylljen e një regjimi represiv”, sekretarja Klinotn, tha se bashkësia ndërkombëtare “do të shikojë dhe mbështesë liderët libianë derisa ata i mbajnë përkushtimet e deklaruara për udhëheqjen e një tranzicioni gjithëpërfshirës, për veprim sipas sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e popullatave të ndjeshme”.

Komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, nevojitet që ta ndihmoj popullin e Libisë dhe liderin e tyre për ta krijuar rrugën për demokraci të qetë dhe gjithëpërfshirëse, e tillë që e ndalon dhunën si mjet politik dhe e promovon tolerancën dhe pluralizmin”, tha Hillari Klinton.

Ajo më tutje theksoi se fushata ushtarake e koalicionit duhet të vazhdoj për aq kohë sa civilët të jenë nën kërcënim, por u shpreh se sanksionet e Kombeve të Bashkuara duhet të tërhiqen në mënyrë përgjegjëse. Ajo kërkoi që vendi i Libisë në OKB t’u jepet liderëve të rinj.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, tha se sfida më e menjëhershme është situata humanitare dhe ka kërkuar aksion të shpejtë, për shkak të mungesës së ilaçeve, ushqimit, ujit, që sipas tij, krijojnë “krizë madhore”.

Koha është esenciale. Në ditët e ardhshme ne do të shikojmë në Këshillin e Sigurimit për mandat për aksion të shpejtë.
Koha është esenciale. Në ditët e ardhshme ne do të shikojmë në Këshillin e Sigurimit për mandat për aksion të shpejtë. Pastaj, Kombet e Bashkuara do ta vendosin një mision civil në Libi, sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Ban Ki-Mun.

Por, NATO-ja ka tërhequr vërejtjen se luftimet në Libi nuk kanë përfunduar ende dhe se Gadafi ende po u kërcënohet civilëve.

Sekretari i përgjithshëm i NAO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca do të vazhdoj operacionet e veta për ta mbrojtur popullin e Libi, “aq gjatë sa të jetë e nevojshme”.

Megjithëqë, vend-ndodhja e Gadafit nuk dihet, ai në një mesazh audio, kërkoi nga lojalistët e tij që të luftojnë.

Çdo gjë që ju dëgjoni është gënjeshtër, mos u besoni. Luftoni me armë, luftoni me plumba. Plumbat le të flasin në emër të popullit të Libisë. Ne do t’i luftojmë, prej vendit në vend, prej qytetit në qytet, prej luginës në luginë, prej malit në mal. Do të jetë luftë e gjatë dhe ne do t’u tregojmë se ata nuk mund ta sundojnë Libinë dhe popullin e Libisë”, tha Gadafi. (f. b.)
XS
SM
MD
LG