Ndërlidhjet

Turqia ul raportet diplomatike me Izraelin


Turqia do të ulë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin pas refuzimit të këtij vendi për t’i kërkuar falje për bastisjen e një flote anijesh në Gaza si pasojë e së cilës vdiqën tetë turq dhe një armeno-turk.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, njoftoi se Ankara ka përjashtuar ambasadorin e Izraelit pas refuzimit për t’i kërkuar falje shtetit dhe se kjo do të mund të pasonte me suspendimin e marrëveshjeve ushtarake me Izraelin.

Shefi i diplomacisë turke tha se Turqia nuk e njeh bllokadën e Gazës.

Paralajmërimi i tij vjen pasi një hetim i Kombeve të Bashkuara konkludoi se ishte legale basitsja bërë flotës ndihmëse për Gaza e udhëhequr nga turqit, por se forcat izraelite kishin përdorur dhunë “të tepërt” vdekjeprurëse në këtë incident.

Bastisja e 10 majit ishte kryer nga forcat speciale për ujërat ndërkombëtarë të Izraelit.
XS
SM
MD
LG