Ndërlidhjet

Noda jep betimin


Kryeministri japonez, Joshihiko Noda, ka thënë se këndellja e Japonisë nga termeti e cunami i 11 marsit dhe zgjidhja e krizës bërthamore rreth Fukushimas janë prioritetet e qeverisë së tij.

Këto komente Noda i bëri në një konferencë për media pasi dha betimin duke u bërë kryeministri i gjashtë i Japonisë në këto pesë vite. Ai gjithashtu tha se qeveria nuk ka kohë për të humbur lidhur me reformat fiskale, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të balancuara me rritjen ekonomike.

Noda, dikur ministër i financave, ka një listë të gjatë sfidash para vetës që përfshijnë stagnimin e ekonomisë së goditur nga jen-i i fuqishëm, krizën rreth rrezatimit radioaktiv në uzinën bërthamore të Fukushimas së goditur nga cunami dhe kërkimet e fondeve për rindërtime pas fatkeqësisë së marsit.
XS
SM
MD
LG