Ndërlidhjet

Topi kërkon pjesëmarrjen e Kosovës


Duke iu drejtuar samitit të nëntë të UNESCO-që po zhvillon punimet në Kostollac të Serbisë, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, shprehu nevojën që edhe përfaqësuesit e Kosovës të marrin pjesë në takime të tilla.

“Politikanët duhet të përpiqen që të dëgjohet edhe zëri i autoriteteve kosovare, në mënyrë që të përmirësohet dialogu”, tha Topi.

Samiti i nëntë i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, ka filluar sot në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.

Ky takim po mbahet me moton “Arti bashkëkohës dhe pajtimi në Evropën Juglindore”, nën patronazhin e UNESKO-s.

Në samitin njëditësh po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, si mikpritës i takimit, pastaj presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Bullgarisë, Georgi Parvanov, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

Në këtë takim nuk merr pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ajo nuk është ftuar. (e.p.)
XS
SM
MD
LG