Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet ndërhyrja e politikës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni që duhet të fillojnë pas në muaji, ende nuk kanë filluar, për shkak të kontestit rreth përbërjes etnike të regjistruesve që nuk është kapërcyer as në seancën e radhës të Komisionit Shtetëror për regjistrim.

Anëtarët maqedonas të komisionit kanë refuzuar propozimin e para një jave të anëtarëve shqiptarë, duke mbetur në qëndrimin që gjysma e regjistruesve të jenë maqedonas në çdo vendbanim pa marrë parasysh përkatësinë etnike të banorëve që jetojnë atje, gjë që kundërshtohet nga anëtarët shqiptarë.

Ne propozojmë që në regjionin i cili formohet nga një ose më shumë komuna, 50 për qind të regjistruesve t’i ketë popullata shumicë, kurse pjesa tjetër e regjistruesve të ndahet në mënyrë proporcionale nga bashkësitë tjera etnike që jetojnë në atë regjion. Propozimi nga pala maqedonase është që gjithkund në Maqedoni të parët të jenë regjistruesit maqedonas, kurse komuniteti i dytë për nga madhësia të ketë pjesën tjetër të regjistruesve, apo vetëm dy komunitetet më të mëdha të kenë regjistrues”, deklaroi Jakup Fetahi, anëtar i Komisionit Shtetëror për Regjistrim.

Anëtarët maqedonas të komisionit nuk janë prononcuar duke thënë se mbeten në qëndrimin e tyre që konsiderojnë se është në përputhje me ligjin, pra, që numri i regjistruesve të ndahet mes popullatës shumicë dhe bashkësisë tjetër etnike, që ka numrin më të madh në komunë.

Edhe pala shqiptare, pozicionin e saj e mbështet në ligj dhe thotë se nuk do të lëshojë pe nga ky qëndrim.

Nuk besoj se do të lëshojmë pe. Nuk besoj pasi propozimi i palës maqedonase është një absurd, pasi shumë vendbanime me popullatë shqiptare si në Veles, Prilep apo në Manastir nuk do të kenë asnjë regjistrues, mirëpo unë besoj se nëse dëshirohet që të ketë regjistrim do të ketë ndonjë marrëveshje”, u shpreh Fetahi.

Nga qeveria thonë se janë të njoftuar me dallimet që ekzistojnë mes anëtarëve të komisionit, por ende nuk ka debatuar për këtë çështje.

Ekzekutivi në një është i vendosur, të mos ketë shtyrje të procesit regjistrues, përkundër kërkesave që së fundi janë paraqitur edhe nga opozita shqiptare.

Miratimi i ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit për regjistrim, që së fundmi janë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë, mbeten në fuqi dhe regjistrimi do të mbahet në muajin tetor. Tani për tani ky është qëndrimi i qeverisë ndërsa mosmarrëveshjet e paraqitura në komisionin për regjistrim, që ka për obligim të realizojë këtë proces të rëndësishëm, ende nuk janë diskutuar në seancën e qeverisë. Nëse eventualisht do të debatohet për këtë çështje, opinionin do ta njoftojmë me kohë”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Regjistrimi do të fillojë me 1 tetor dhe do të zgjasë 15 ditë, ndërsa i tërë procesi do të mbikëqyret edhe nga Eurostati.
XS
SM
MD
LG