Ndërlidhjet

Ish-polici akuzohet lidhur me vrasjen e gazetares ruse


Rusia akuzoi një ish-pjesëtar të policisë që, në shkëmbim të parave, të ketë ndihmuar në organizimin e vrasjes së gazetares, Ana Politkovskaja.

Politkovskaja u vra në tetor të vitit 2006 në banesën e saj në Moske, ndërsa nuk është dënuar askush lidhur me këtë rast.

Hetuesit akuzojnë të pensionuarin lejtnant kolonel Dimitri Pavliuqenkov, i cili u arrestua në muajin e kaluar, t’u ketë dhënë vrasësve të gazetares informacione për lëvizjet e saja.

Ata thanë se besojnë që Pavliuqenkov u angazhua nga Lom-Ali Gajtukajev i cili besohet se e ka organizuar krimin në shkëmbim të parasë.

Megjithatë, ende nuk dihet se kush me të vërtetë qëndron prapa vrasjes së Politkovskajas.
XS
SM
MD
LG