Ndërlidhjet

Presidenti i Hondurasit viziton Kosovën


Presidenti i Republikës së Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, dhe një varg zyrtarësh hondurasë do të nisin të shtunën vizitën e tyre dyditore në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni honduras pritet të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministrat e Kosovës, Behgjet Pacolli e Hajredin Kuçi dhe me disa anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Zyra për informim e qeverisë së Kosovës bëri gjithashtu të ditur se, gjatë qëndrimit në Prishtinë, presidenti i Hondurasit do të nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”.
XS
SM
MD
LG