Ndërlidhjet

Kërkohet rivënia e raporteve Turqi-Izrael


Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, u ka kërkuar aleatëve të dikurshëm- Turqisë dhe Izraelit, të riparojnë marrëdhëniet e tyre për të ndihmuar procesin në Lindjen e Mesme.

Komentet e Ban-it u bënë pasi Turqia përjashtoi të dërguarin e Izraelit në Ankara dhe pasi pezulloi bashkëpunimin ushtarak me këtë shtet.

Reagimi i Turqisë kishte ardhur pas refuzimit të Izraelit për t’i kërkuar falje për bastisjen e një flote anijesh në Gaza-veprim ky, si pasojë e të cilit vdiqën tetë turqë dhe një armeno-turk.
XS
SM
MD
LG