Ndërlidhjet

Presidenti Sosa premton lobim për Kosovën


Flamuri honduras

Flamuri honduras

Republika e Hondurasit do të angazhohet dhe do të lobojë te shtetet e Amerikës Qendrore që ta njohin pavarësinë e Kosovës, ka thënë të shtunën presidenti i Republikës së Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Presidentin e Republikës së Hondurasit e ka pritur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas këtij takimi, presidenti Sosa ka thënë se vizita e tij në Kosovë konfirmon dhe riafirmon marrëdhëniet e mira në mes të vendit të tij dhe Kosovës.

Ai e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur atë si e drejtë e pamohueshme e këtij vendi që të jetojë i lirë, sovran dhe në paqe.

Ai e ka inkurajuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e Kosovës që t’i vazhdojnë përpjekjet që Kosova të njihet dhe të zë vend në organizatat më të mëdha botërore ku përfaqësohen kombet.

Në këtë drejtim ai ka premtuar edhe angazhimin e tij për të lobuar në favor të njohjes së Kosovës nga vendet e Amerikës Qendrore.

Unë do të kontribuoj që vendet e Amerikës qendrore ta analizojnë situatën dhe ta njohin Kosovën, si një shtet të lirë, sovran dhe të pavarur”, tha presidenti Sosa, duke shtuar se Republika e Hondurasit ka mjaft vende mike në Amerikën Qendrore, të cilave, siç theksoi ai, do t’iu bëjë thirrje për ta njohur Kosovën.

E drejta për të qenë shtet është e pamohueshme dhe në e pranojmë dhe ju mbështesim. Ne i mbrojmë të drejtat e një shteti dhe të njeriut për të pasë liri. Asnjë shteti nuk mund t’i mohohet e drejta për të pasur territorin e tij”.

Kështu që ne ia kemi ofruar dorën Kosovës dhe prezenca jonë sot është shumë e qartë se ne ju mbështesim. Vizita jonë e rikonfirmon faktin se ne jemi për të punuar bashkë që edhe shtetet tjera të Amerikës qendrore të vijnë në përfundim se duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, theksoi presidenti Sosa.

Vizitën në Kosovë ai e ka quajtur si përvojë interesante dhe e ka ftuar presidenten Jahjaga që edhe ajo ta vizitojë Hondurasin.

Presidentja e Kosovës, Jahjaga tha se e ka falënderuar presidentin Sosa për angazhimin e tij në lobimin për njohjen e Kosovës, si dhe e ka njoftuar atë për synimet që ka Kosova për tu anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe në NATO, për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe për mundësitë e marrëdhënieve bilateral ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit.
Ne biseduam edhe nevojën dhe domosdoshmërinë që Republika e Kosovës duhet të ketë avancim dhe ngritje të marrëdhënieve bilaterale në mes të shteteve tjera dhe mbi këtë bazë, edhe me shtetin e Republikës së Hondurasit dhe me presidentin, i cili është mik i Republikës së Kosovës.

Ne biseduam edhe nevojën dhe domosdoshmërinë që Republika e Kosovës duhet të ketë avancim dhe ngritje të marrëdhënieve bilaterale në mes të shteteve tjera dhe mbi këtë bazë, edhe me shtetin e Republikës së Hondurasit dhe me presidentin, i cili është mik i Republikës së Kosovës. Njëherësh, ne presim dhe shpresojmë që do të kemi përkrahjen e tij dhe të shtetit të tij, që të shpërndajë dhe të avancojë të vërtetën e Kosovës apo të vërtetën mbi Kosovën në të gjitha vendet e tjera”, tha Jahjaga.

Presidentin e Republikës së Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, e ka pritur edhe zëvendës-kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli. Presidenti Sosa ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Unë mendoj se shtetet mund t’i zgjidhin dallimet që kanë. Jam i sigurtë që këto shtete do të vijnë në përfundim që paqja e tërësishme duhet të mbretëroj në këtë regjion. Bota e globalizuar dhe e integruar duhet të mbajë paqen në mes kombeve. Jam i sigurt që, sikur Serbia, edhe ju do të përfundoni në Bashkimin Evropian, me shumë siguri. Jam i sigurt që do ta arrini këtë”, tha presidenti Sosa

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka falënderuar presidentin Sosa për vizitën dhe angazhimin e tij, duke e quajtur atë mik të madh të shtetit të Kosovës.

Shkëlqesia e tij Sosa, është një burrë shteti, është një mik i madh i Kosovës. Zoti president i Republikës së Hondurasit e ka njohur Republikën e Kosovës, por ai nuk është ndalur vetëm në këtë. Ai çdo kund lobon që Kosova të ketë edhe më tepër miq. Ai lobon edhe te shtetet e rajonit, por ai lobon edhe aty ku gjendet, pa marrë parasysh a është në shtetin tij apo jashtë tij”, tha Pacolli.

Presidenti i Republikës së Hondurasit, Sosa, do të largohet të dielën nga Kosova dhe do të shkojë për vizitë në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshe, Republika e Hondurasit e ka njohur shtetin e Kosovës një vit më parë.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG