Ndërlidhjet

BE-ja diskuton raportet me Ukrainën dhe Bjellorusinë


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në ditën e dytë të takimit joformal në veri të Polonisë, diskutuan për marrëdhëniet me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, u tha gazetarëve se BE-ja është e shqetësuar për arrestimin e ish-kryeministres ukrainase, Yulia Tymoshenko-tani lidere e opozitës.

“Jo çuditërisht, ne jemi duke e përcjellur rastin e Yulia Tymosheknos me shqetësim të madh. Këtë ia kemi bërë të qartë Ukrainës. Duam të vazhdojmë të negociojmë me Ukraninën mbi të gjitha marrëveshjet në të cilat insistojmë. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm për situatën politike atje”, u shpreh ajo.

Duke folur për Bjellorusinë, ajo tha se politika e jashtme evropiane po merr parasysh dhe regjimin e presidentit Alyaksandr Lukashenka dhe trajtimin që ai po u bën disidentëve.

“Në Bjellorusi, ne natyrisht se kemi vërejtur disa zhvilime dhe disa deklarata që janë bërë. Mirëpo, ritheksoj se besojmë që të gjithë të burgosurit politik duhet të lirohen dhe të riabilitohen. Ky ishte dhe është qëndrimi ynë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë këtë”, theksoi Ashton.

Të 27 ministrat evropian, të udhëhequr nga Ashton, janë duke zhvilluar takimin e tyre në Sopot të Polonisë.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues të Islandës, Turqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë-që të gjitha shtete që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG