Ndërlidhjet

logo-print

Forcat ruse vrasin katër kryengritës të dyshuar


Forcat qeveritare kanë vrarë katër kryengritës të dyshuar gjatë bastisjes së një ndërtese në rajonin lindor të Kabardinos-Balkariya.

Zyrtarja e ministrisë së brendshme, Marina Kyasnova, bëri të ditur se dy policë janë plagosur gjatë përleshjes në qytetin e Baksan-it.

Ajo tha se njëri nga kryengritësit e vrarë kërkohej për shkak të përfshirjes në aktivitete terroriste dhe vrasjes së një pjesëtari të policisë.
XS
SM
MD
LG