Ndërlidhjet

Gjermania kualifikohet e para për Finalen 2012


Ekipi gjerman i futbollit është bërë i pari që është kualifikuar për Finalen evropiane të vitit 2012, që do të mbahet në Ukrainë dhe në Poloni.

Mesut Oezil shënoi, të premten mbrëma në Gelsenkirchen të Gjermanisë, dy gola për gjermanët për të arritur kualifikimin me rezultatin 6-2 ndaj Austrisë.

Rezultati u dha gjermanëve fitoren e tetë në tetë lojërat kualifikuese duke vulosur vendin e tyre në krye të grupit A.

Në një aksion tjetër, të premten, holandezët fituan kundër San Marino-s me rezultat 11-0 duke ecur një hap përpara për në kualifikimin e grupit E.

Ndërkohë, Wayne Rooney shënoi dy gola gjatë lojës me të cilën Anglia mundi Bullgarinë dhe e vendosi vetën në krye të grupit G.

Rusia fitoi kundër Maqedonisë me 1-0 në Moskë duke mbetur në krye të grupit B, ndërsa Franca, Italia dhe Portugalia ishin të gjitha fituese duke lëvizur më afër kualifikimit.

Ukraina dhe Polonia janë të kualifikuara automatikisht për Finalen e vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG