Ndërlidhjet

Davutoglu: Turqia para GjND-së për bllokadën në Gaza


Ministri i jashtëm i Turqisë tha se shteti i tij po përgatitet për ta paraqitur çështjen e bllokadës izraelite në Gaza para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ahmet Davutoglu i tha televizionit shtetëror turk TRT se Ankaraja nuk e njeh bllokadën dhe se në javën e ardhshme do të nis procedurat për të dëshmuar joligjshmërinë e kësaj bllokade në gjykatën në Hagë.

Komenti i tij pason kërkesën për riparimin e marrëdhënieve të cilën sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Moon, u drejtoi të dyja vendeve.

Të premten, Turqia dëboi të dërguarin e Izrealit në Ankara, ndërsa pezulloi bashkëpunimin ushtarak me këtë vend. Reagimi i Turqisë erdhi pas publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen e nëntë turqve gjatë bastisjes së një flote ndihmëse e cila po lëvizte drejt Rripit të Gazës.

Izraeli ka shprehur keqardhjen për incidentin që daton në maj të vitit 2010, por ka refuzuar të kërkoj falje për atë që ndodhi.
XS
SM
MD
LG