Ndërlidhjet

logo-print

Forcat iraniane vrasin 30 “rebelë” kurdë


Irani njoftoi se trupat e tij kanë vrarë dhe plagosur 30 rebelë kurdë gjatë një përleshjeje të re në kufirin malor me Irakun.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citon kolonelin Hamid Ahmadi të ketë thënë se “Forcat Revolucionare kanë vrarë ose plagosur 30 anëtarë të grupit të Partisë për Jetë të Lirë të Kurdistanit që nga pasdita e së premtes”.

Dëshmitarët thanë se i kanë parë luftimet në mes të kodrave Qandil dhe granatimet në afërsi të fshatit irakian Sone.
XS
SM
MD
LG