Ndërlidhjet

Ceremoni fetare në Pejë me rreth 1000 serbë


Policia e Kosovës ka përcjellur diku 800 deri në 1000 besimtarë ortodoksë serbë gjatë hyrjes në Kosovë nga kufiri me Malin e Zi deri në Patrikanën e Pejës.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, zyrtari për informim në komunën e Pejës Zeqir Kelmendi, i cili megjithatë nuk deshi të japë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Mirëpo, sipas mediave lokale, në mesin e serbëve që kanë hyrë në mëngjesin e së dielës në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vikarit të ri të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe thuhet se janë edhe disa zyrtare serbë.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe ministri serb për Kosovë, Goran Bogdanoviq, thuhet se do të jenë po ashtu të pranishëm në zyrtarizimin e Jovan Qulibrkut si vikar i patriarkut serb Irinej.
XS
SM
MD
LG