Ndërlidhjet

Grupi i njeriut më të shpejtë në botë synon medalje të artë


Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, do të vrapojë për një tjetër medalje të artë kur ai dhe anëtarët e grupit të tij të Xhamajkës do të garojnë në Finalen e stafetës së mashkujve 4 x 100 metra.

Kjo garë do të mbahet në ditën e fundit të Kampionatit Botëror të Atletikës në Daegu të Koresë së Jugut.

Bolt vrapoi të shtunën 200 metra në 19.40 sekonda duke u bërë njeriu i katërt më i shpejtë në historinë e vrapimit.

Para pesë vitesh 25 vjeçari Bolt ishte diskualifikuar për shkak të startit të gabuar në Finalen e 100 metrave, ndërsa në stafetën e së dielës 4 x 100, grupi i Xhamajkës pret t’ia shtojë një medalje të artë, atyre që i ka marrë tashmë në Lojërat Olimpike më 2008 dhe në Kampionatin Botëror më 2009.
XS
SM
MD
LG